Zyrtarët globalë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se do të ketë një rritje të rasteve me COVID-19 në Ukrainë pas pushtimit rus.

Marketing

Por, mjekët shqetësohen gjithashtu edhe për një rritje të sëmundjeve të tjera infektive: poliomielitit, kolerës dhe fruthit, transmeton albora.ch.

“Për sa i përket asaj që ne e quajmë sëmundje të parandalueshme nga vaksina, statusi në Ukrainë ishte se popullsia nuk ishte e vaksinuar në shkallën e imunitetit të masës, si në shumë vende të tjera europiane ose në SHBA”, tha White për CNN. Ajo tha se marrë parasysh edhe situatën ku gjendet Ukraina, ku s’mund të ketë një imunizim rutinë për shkak se sistemi shëndetësor është ndërprerë, si dhe kushtet e tjera si mungesë e ujit, rrymës problemet me kanalizimet, ka rrezik në rritje.

White shtoi se ajo ka dëgjuar për disa mjekë dhe vullnetarë që rezultuan pozitivë për COVID-19 derisa ishin në Ukrainë, por se “kapaciteti i testimit është minimal për momentin”.

Javën e kaluar, zyrtarët në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thanë se derisa pandemia vazhdon, pushtimi i Rusisë do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit./albora.ch/

Marketing