Ajo kishte shërbyer si “motër e nderit”, Danijela Lazoviq, e cila mban edhe emrin kishtar Ksenija, është kapur nga ukrainasit pasi që bënte pjesë në forcat pro-ruse që pushtuan Donbasin.

Marketing

Në një postim të forcave ukrainase në Twitter, thuhet se Lazoviq, e cila rregullisht ka shkuar në Kosovë, që nga vitit 2014 (koha e nisjes së pushtimit të Donbasit nga Rusia) është angazhuar si snajperiste atje.

Lazoviq, e cila nga rusët njihej edhe me nofkën “Bagira”, në vitin 2020 ishte bërë lajm nga mediat ukrainase. Asokohe raportohej se identiteti i saj ishte vështirë të konfirmohej, pasi që paraqitjet në rrjetet sociale i bënte duke e fshehur fytyrën dhe se kurrë nuk fliste për jetën e saj./albora.ch/

Marketing