Ukraina ka bërë të ditur se do të bëhen përpjekje për të hapur korridoret humanitare nga qytetet në vijën e parë të konfliktit me Rusinë.

Marketing

Zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk, ka thënë të shtunën se shpresohet se 10 rrugë evakuimi do të jenë aktive, por ishte e paqartë nëse këto janë rënë dakord, raporton CNN.

Megjithatë, ajo konfirmoi se ishte rënë dakord për një rrugë nga qyteti port jugor i rrethuar i Mariupolit, i cili është përballur me bombardime të pamëshirshme nga raketat ruse për javë të tëra.

Javën e kaluar, disa mijëra njerëz më në fund arritën të largoheshin nga porti i Detit të Zi pas përpjekjeve të shumta të dështuara për armëpushim. Ndërkohë, autoritetet rajonale në rajonin lindor të Luhanskut konfirmuan se një korridor humanitar u hap në orën 07:00 sipas kohës lokale, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se ku do të çonte./albora.ch

Marketing