Autoritetet italiane kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes së Brunilda Halla në Vittoria provincë e Raguzës. Kjo e fundit 37-vjeç ndërroi jetë ditën e djeshme në Itali pasi u vra me thikë para shkollës së djalit.
rasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën dhe është vënën në pranga për të vuajtur më pas dënimin e merituar. Thuhet se i dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e 37 vjeçares shqiptare ishte një ‘një gjest i çastit dhe i pamotivuar’’.
37 vjeçarja është goditur me thikë teksa ajo po priste djalin e saj të dilte nga shkolla. Vrasja ndodhi rreth orës 13:40 mes Via Adua dhe Via Tenente Alessandrello, në provincën e Raguzës. Në fillim u dyshua se ajo mund të ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, por kamerat kanë nxjerrë në pah autorin e vërtetë të tragjedisë.