Ermal Meta ka reaguar pas fotove të publikuara ditën e djeshme të cilat shqetësuan fansat.

Marketing

Përmes një postimi në Instagram, këngëtari bëri me dije dje se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi pjesë të fytyrës dhe të kokës i fryhen.

Ditën e sotme ai ka vendosur të reagojë pas lajmeve në media.

Duke lexuar media të caktuara dikur sikur po vdes. Rrini të qetë, pushimi dhe kortizoni do të bëjnë punën e tyre. Shihemi pas pak ditësh”, shkruan ai në Twitter.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Ermal Meta u detyrua të anulonte disa angazhime pune në Peschici dhe Giffoni.

“Në fillim mendova se mund të ishte alergji, por nuk është. Më duhet të hetoj dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën”, shkroi ai dje.

Marketing