Jeenifer Lopez ka ndarë fotografitë e para nga dasma tre ditore me Ben Affleck në Georgia të SHBA-ve. Çifti u martuan të shtunën e kaluar para familjes dhe miqve në rezidencën e bashkëshortit të saj në Riceboro. Dasma madhështore u mbajt një muaj pasi ata i thanë “po” njëri-tjetrit në Las Vegas.

Marketing

Këngëtarja 53-vjeçare ngarkoi fotot si nuse në faqen e internetit OnTheJLo.com. Ylli i “Marry me” kishte veshur një vello të bardhë ndërsa grimi ishtë shumë i butë në tonalitetet e rozës. Flokët e saj ishin të tërhequra mbrapa ndërsa një detaj i veçantë në look ishin vathët me diamant dhe perla.

Lopez_Nusja1

Lopez më pas postoi një foto të plotë të fustanit të saj kryesor të nusërisë – i cili kishte një bisht mbresëlënës, si dhe dy fustanet e tjerë që kishte veshur në ditën e saj më të bukur. Veshjet e nusërisë së modës së lartë mund të kushtojnë diku nga 55,000 deri në 5 milionë dollarë.

Lopez_Nusja4

Por Ralph Lauren kushton më shumë. “Këto fustane fillojnë me rreth 500,000 dollarë secila sepse janë të qepura me dorë me materialet më të mira dhe padyshim kushtojnë më shumë nëse janë të zbukuruara me kristale dhe perla”, tha një stiliste për DailyMail.

Lopez_Nusja
Marketing