Këngëtarja e njohur, Selena Gomez ka treguar se është ‘single’. Ajo ka postuar së fundmi në TikTok, një video të vetes duke sinkronizuar fjalët në audion virale të King Nas, e cila shfaq një burrë që përpiqet të bëjë për vete një grua, por që në fund nuk ia del.

Marketing

“Ndoshta kjo është arsyeja përse unë jam beqare. Mos i besoni këtyre fjalëve”, ka shkruar këngëtarja sipër postimit.

Në fillim të muajit, Selena u fotografua duke ndjekur një koncert të Dua Lipës në New York së bashku me biznesmenin shqiptar, Zen Matoshi.

Megjithatë, një burim i afërt me Gomez tha se të dy janë thjesht miq./albora.ch/

Marketing