Taika Waititi qëndron pas shumë filmave të suksesshëm por një vit më parë, ai u bë kryefjalë e mediave kur filloi të dilte me  artisten shqiptare Rita Ora.

Marketing

Regjisori thuhet se është martuar me këngëtaren shqiptare në një ceremoni intime sekrete të mbajtur në Londër.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë. Të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa të dashuruar janë”, tha burimi që konfirmoi lajmin për gazetën britanike The Sun. Ata do të mbajnë dhe një ceremoni të madhe me shumë të ftuar.

Rita Ora & Taika Waititi

Taika është regjisor, aktor dhe humorist.

Taika, me origjinë nga Zelanda e Re, e filloi karrierën në fund të viteve 1990 dhe vazhdoi të zhvillohej dhe luajti në filma të ndryshëm, seri televizive dhe filma të shkurtër. Disa nga filmat e tij më të njohur përfshijnë Boy, Thor: Ragnarok, Jojo Rabbit dhe Thor: Love and Thunder.

Shfaqjet e tij të njohura televizive që ka drejtuar përfshijnë Flight of the Conchords, The Inbetweeners dhe What we Do in the Shadows. Si aktor, ai është shfaqur në shumë prej filmave të tij dhe të tjerë si The Suicide Squad dhe Free Guy.

Rita Ora & Taika Waititi At Rooftop Party

Debutimi i Taika-s në tapetin e kuq me Ritën ishte në premierën e ‘The Suicide Squad’

Taika pati një rol të vogël në film dhe u shfaq në evenimentin e mbushur me yje me Ritën. Ata dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit teksa pozonin para kamerave. Rita kishte feshur një fustan të bardhë ndërsa regjisori mbante një kostum gri pa kravatë.

Rita Ora & Taika Waititi At ‘The Suicide Squad’ Premiere

Taika ka fituar shumë çmime prestigjioze për punën e tij

Disa nga çmimet përfshijnë një çmim Academy Award, BAFTA Award dhe madje një çmim Grammy për kolonën zanore të një filmi. Ai gjithashtu është nominuar për shumë çmime të tjera gjatë viteve, duke përfshirë Primetime Emmy Awards.

Rita Ora, Taika Waititi

Ai ka dy fëmijë

Taika ka qenë i martuar me producenten Chelsea Winstanley nga viti 2011 deri në vitin 2018 dhe ata kanë dy vajza së bashku: Te Hinekahu, 10 vjeç, dhe Mateëa Kiritapu, 6 vjeç.

Marketing