Marketing

Ajo ishte në arrati për nëntë vjet, por hetuesit tashmë ranë në gjurmët e gruas më të kërkuar në Britaninë e Madhe. 47 vjeçarja Sarah P. u kap nga oficerët e Gardës Civile teksa shëtiste qentë e saj në fshatin Santa Barbara midis Barcelonës dhe Valencias, tha policia të martën, transmeton albora.ch.

Sipas deklaratave të tyre, policia kriminale britanike e kishte kërkuar që nga viti 2013 për pastrim parash dhe mashtrim tatimor. Ajo mësohet se i përkiste një bande prej 16 vetash që blinin celularë jashtë shtetit pa TVSH dhe më pas i shisnin në Britani të Madhe. Sipas hetuesve, banda realizoi më shumë se një miliard paund (rreth 1.22 miliardë franga) fitime.

Sipas hetuesve nga autoriteti britanik i taksave, ajo ishte përgjegjëse për pastrimin e parave në bandë dhe investoi të gjitha të ardhurat e grupit në kompani në Spanjë, Andorra dhe Dubai.

Sipas policisë, P. ishte anëtare e fundit e bandës që u kap. Në vitin 2015, policia zbuloi se ajo jetonte në Olivella, në jug të Barcelonës. Megjithatë, pasi kuptoi se policia e ndiqte, ajo ndryshoi pamjen dhe vendbanimin dhe shkëputi të gjitha lidhjet me familjen e saj në Angli. Pas një operacioni të gjatë vëzhgimi, hetuesit në Santa Barbara zbuluan një grua “e cila kishte qartë të njëjtat karakteristika fizike”, tha policia. Për tu siguruar që ajo të mos arratisej, në arrestimin e saj u përfshinë disa oficerë me rroba civile./albora.ch/

Marketing