Turqia është duke punuar ngushtë me Rusinë dhe Ukrainë për t’u arritur një dakordësi përmes së cilës do të riniste eksporti i grurit nga portet ukrainase përmes një korridori të sigurt detar.

Marketing

Kështu ka deklaruar, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, pasi ambasadori rus në Kombet e Bashkuara u largua nga takimi i Këshillit të Sigurimit kur vendi i tij u akuzua se po shkakton krizë globale ushqimore, raporton BBC.

Akar ka thënë se katër palë po punojnë se si do të pastroheshin minat në portin jugor të Odeas dhe përtej bregut të Ukrainës si dhe se kush do ta siguronte këtë korridor.

“Jemi duke bërë përpjekjet për t’u arritur kjo sa më parë që është e mundur”, ka thënë ai para reporterëve.

Ukraina është eksportues i madh i vajit për zierje si dhe drithërave si misri dhe gruri.

Marketing