Një 26-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në lumin e Arno, në Firenze të Italisë. Ishin shenjat e gishtave ato që çuan në identifikimin e kufomës, së gjetur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës.

Marketing

Shenjat e gishtave të shqiptarit u dërguan për verifikim në seksionin shkencor të policisë së Firenze, pasi trupi i të riut ishte në gjendje të dekompozuar si pasojë e kohës së gjatë të qëndruar në lumë.

Nga verifikimet e kryera, shqiptari rezultonte të kishte disa denoncime për vjedhje, raportojnë mediat italiane.

Ekspertiza e kryer në trupin e pajetë nuk konstatoi asnjë shenjë dhune apo traume, duke u përqendruar në pistën kryesore se vdekja e shqiptarit është shkaktuar për shkak të mbytjes.

Gjithsesi hetimet e autoriteteve italiane janë në vijim për të zbuluar më shumë lidhur me rrethanat në të cilat shqiptari humbi jetën.

Marketing