Një 22 vjeçare nga Michigan, ka mbytur vajzën 3 vjeçe dy ditë pas ditëlindjes së saj.

Atë e masakroi me thikë e kufomën e futi në një qese të zezë të najlonit, që zakonisht përdoret për mbeturina.

Në gjykatë ajo tha se filmi i animuar “SpongeBob” përmes televizorit i kishte thënë që ta vret fëmijën, përndryshe do ta vriste ai atë, transmeton albora.ch.

Ajo më herët ka qenë e varur nga heroina, e pas vrasjes ka thënë se nuk kishte fjetur prej dy javësh dhe se për këtë ka pasur halucinacione”, tha hetuesi i rastit.

Fëmija ishte therur në kokë, gjoks dhe bark, e plagët ishin të tmerrshme sipas ekspertëve të forenzikës./albora.ch/

Marketing
Marketing