Tre shtetas shqiptarë kanë dalë para gjykatës Britanike, pasi u arrestuan në një shtëpi bari me 300 bimë kanabis, të cilat kapën vlerën e 118 mijë paundëve.

Marketing

Lënda narkotike u gjet brenda një klubi nate në jug të Cumbrian.

Policia angleze theksoi ditën e dielë se tre burra ishin arrestuar pas ekzekutimit të një urdhër-arresti në një pronë në Croën Street në Millom të Britanisë së Madhe, ku u zbulua një ferme kanabisi. “Aktiviteti hetimor mbetet në vazhdim ndërsa policia po kryen hetimet në vendngjarje”, tha një zëdhënës i policisë.

Bëhet fjalë për shtetasit Emiljano Marku dhe Geg Gjegjaj, të dy 21 vjeç dhe 23-vjeçari Trandafilos Mhilli.

Tre të pandehurit u ndihmuan nga një përkthyes, i cili ndoqi gjykatën nga distanca përmes një lidhjeje video gjatë një seance që zgjati 15 minuta. Policia gjeti gjithsej 297 bimë kanabis që kultivoheshin në lokalin e natës. Një detektiv kishte vlerësuar se vlera e përafërt e bimëve të kanabisit të gjetura ishte rreth 118,000 £.

Pasi dëgjuan më shumë detaje, gjyqtarët refuzuan juridiksionin e çështjes dhe e dërguan atë në Gjykatën e Kurorës Carlisle.

Të tre të pandehurit do të dalin aty përpara një gjyqtari më 11 nëntor, kur do të pranojnë akuzat. Ndërkohë ata u vendosën në masën e paraburgimit nga ana e gjyqtarëve.

Marketing