Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës në futboll, Murat Yakin ka publikuar listën prej 26 futbollistëve të grumbulluar për Kupën e Botës.

Marketing

Në mesin e 26 futbollistëve ndodhen edhe futbollistët me prejardhje shqiptare si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.

Për dallim nga tre futbollistët shqiptarë, përzgjedhësi Yakin nuk e ka ftuar sulmuesim Andi Zeqiri, i cili për këtë synim e kishte “tradhtuar” Kosovën.

Kupa e Botës do të fillojë më 20 nëntor dhe do të mbahet në Katar.

Zvicra ndodhet në grup me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.

Marketing