Një vajzë e re (18) u godit nga një tramvaj në Europaplatz në Bernë mëngjesin e së martës. Ajo ka mbetur e lënduar. Policia e kantonit të Bernes ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, shkruan blick.

Marketing

18-vjeçarja po kalonte linjën e tramvajit kur ndodhi përplasja e tmerrshme. Ajo u godit nga një tramvaj që po dilte jashtë qytetit. Nga aksidenti e reja ka pësuar lëndime të lehta. Ajo u dërgua menjëherë në spital me ambulancë.

Sipas hetimeve të para, pasagjerët në tramvaj kanë mbetur të padëmtuar pavarësisht frenimit emergjent. Pas aksidentit, disa linja të kompanisë së transportit komunal Bernmobil u ndërprenë për rreth 30 minuta, sipas policisë së kantonit të Bernës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saktë të aksidentit. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing