Shtetasit e vendeve të treta që dëshirojnë të punësohen në Zvicër kanë nevojë për një leje, pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit të tyre. Aplikimet për një leje të tillë duhet të dorëzohen në Zyrën për Ekonomi dhe Punë.

Këshilli Federal, pra qeveria zvicerane, kufizon numrin e lejeve afatshkurtra dhe të lejeve të qëndrimit për herë të parë për qëllime pune me anë të kuotave të përcaktuara në baza vjetore, transmeton albora.ch.

Cila është kuota aktuale?

Marketing

“Kët vitë, do të mund të rekrutohen sërish 8500 punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta: 4500 do të përfitojnë leje qëndrimi (leje B) dhe 4000 leje qëndrimi afatshkurtër (leje L)”, njoftoi Këshilli Federal.

Shtetasit e huaj të cilëve u është dhënë leja e hyrjes për të marrë një punë fitimprurëse ose për të ofruar shërbime ndërkufitare në Zvicër për një total prej katër muajsh brenda 12 muajve, nuk kanë nevojë të regjistrohen dhe nuk u kërkohet të marrin një kartë identiteti të një shtetasi të huaj.

Në vend të kartës së identitetit të shtetasit të huaj, aplikanti do të marrë një leje hyrjeje. Në varësi të vendit të origjinës, disa aplikantë kërkojnë edhe vizë përveç lejes së hyrjes. Një vizë e tillë lëshohet nga përfaqësia zvicerane në shtetin përkatës./albora.ch/

Marketing