Trajneri i Norwicht Cityt, Dean Smith ka deklaruar se është shumë i kënaqur me sulmesin kosovar, Milot Rashicën.

Marketing

25-vjeçari e ka shënuar vetëm një gol në FA Cup, por Smith është optimist se shumë shpejt ai do të shënojë edhe në ligë.

“Miloti është ai me të cilin jam shumë i kënaqur. Ai ka vetëm një gol të FA Cup, por ka bërë disa asistime dhe nuk do të kalojë shumë kohë para se të shënojë në ligë”, u shpreh trajneri i Norwichit në konferencë për media.

Norwich nuk gjendet aspak i pozicionuar mirë në renditjen tabelare në Premierligë dhe do të luftojë deri në fund të sezonit për mbijetesë./albora.ch/

Marketing