Ka marrë përmasat e një tragjedie të vërtetë aksidenti i sotëm në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë. Fillimisht u raportua për dy viktima nga aksidenti, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe të policië, sipas gazetarit të ABC, Aldo Kozarja, dyshohet se bëhet fjalë për katër të tilla.

Marketing

Situata është shumë e rëndë në vendin e ngjarjes dhe policia e ka ende të pamundur për të verifikuar tërësisht numrin e personave në makinë pasi dëmtimet janë të shumta.

Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin.

Kërkohet ndërhyrjë me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Marketing