Katër persona mes të cilëve tre shqiptarë 44, 48 dhe 51-vjeç vjeç janë arrestuar pas një hetimi të Agjensisë Kombëtare të Krimit në Britani ndaj një grupi që dyshohet se kishte trafikuar emigrantë nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar me varka.

Marketing

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 46-vjeçar irlandez.

Sipas hetuesve ata kanë qenë të përfshirë në blerjen e një varke, të cilën e kanë përdorur për të mbledhur emigrantë dhe për t’iu bërë të mundur atyre kalimin drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Operacioni i sotëm vjen pas dy arrestimeve në Belgjikë të dielën më 30 tetor 2022, ku një burrë nga Basingstoke dhe një tjetër nga Leicester u arrestuan me të njëjtat akzua të trafikimit të qenieve njerëzore.

Dymbëdhjetë emigrantë, përfshirë një fëmijë, që të gjithë besohet të jenë shtetas shqiptarë, u morën gjithashtu në paraburgim nga autoritetet belge në 2022.

“Këto arrestime pasojnë një hetim të gjerë ndaj individëve që ne besojmë se ishin të përfshirë në një numër kalimesh emigrantësh nga Belgjika në bregun e Kentit në vitin 2022. Trajtimi i kontrabandës së njerëzve vazhdon të jetë një prioritet për NCA-në pasi ne synojmë dhe pengojmë grupet e krimit të organizuar në çdo hap të rrugës”, tha komandanti i degës së NCA Colin Williams.

Marketing