Pronari i Tesla-s dhe CEO i Twitter, Elon Musk është rikthyer në krye të njerëzve më të pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Marketing

Amerikani rrëzoi nga vendi i parë francezin Bernard Arnault.

Arnault, kreu i LVMH (Louis Vuitton Moët Hennessy), grupi më i madh i luksit në botë. Musk thuhet se ka një vlerë totale neto prej 187 miliardë dollarësh. Pasuria neto e Arnault vlerësohet në rreth 185 miliardë dollarë.

Sipas botimit, rritja e janarit në aksionet e Tesla, në të cilën vetë Musk është aksioner, e lejoi atë të kthehej në krye të vlerësimit.

Plot shtatë amerikanë janë në top 10-shen e më të pasurve të botës.

Marketing