Pas një pezullimi prej dy vitesh për shkak të pandemisë, të mërkurën u zhvillua një luftë në rrugë me domate, e famshmja festë spanjolle e njohur si “Tomatina”.

Marketing

Njerëzit në mbarë botën patën edhe një herë mundësinë për të qëlluar njëri-tjetrin me këtë perime, transmeton AP News.

130 ton domate të pjekura u shkarkuan në rrugën kryesore të qytetit lindor të Bunolit, e cila siguroi mjete për pjesëmarrësit dhe vendi u mbush plot me lëng të kuq. Mbi 20 mijë njerëz morën pjesë në festival dhe të gjithë duhej të blinin një biletë prej 12 eurosh për të marrë pjesë.

Pas një “lufte” një orëshe, rrugët e qytetit u lanë dhe njerëzit u bënë dush brenda pak minutash. Ky festival u frymëzua nga një ngjarje e ndodhur në vitin 1945, kur fëmijët nga po kjo zonë i hidhnin ushqime njëri-tjetrit.

Ajo zhvillohet çdo të mërkurë të fundit të gushtit. Megjithatë, në vitet 1980, media e shndërroi atë në një spektakël kombëtar dhe ndërkombëtar, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.

Organizatorët prisnin pak më pak vizitorë të huaj këtë vit, kryesisht për shkak të frikës nga COVID-19.

Për të mbrojtur sytë, pjesëmarrësit përdorin syze noti, ndërsa rrobat e tyre, kryesisht bluzat dhe pantallonat e shkurtra, mbeten të mbuluara me lëng perimesh.

“Lufta” e këtij viti është domethënëse për disa arsye, përveçse e para që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, ajo feston edhe 75-vjetorin e krijimit të saj dhe 20-vjetorin që kur festivali u shpall atraksion turistik ndërkombëtar i Spanjës.

Marketing