Xhami i përparmë në kabinën e aeroplanit, është thyer gjatë një fluturimi nga Kosova për në Zvicër të mërkurën.

Marketing

Si pasojë e kësaj ngjarje është shkaktuar panik tek pasagjerët, por nuk raportohet për persona të lënduar, raporton Blick – transmeton Albora.ch.

Ngjarjen e ka konfirmuar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Ky dëm në kabinën e avionit të ETF Airëays, bëri që avioni të ulej në Basel pas më pak se dy orësh fluturim.

Përmes disa imazheve, mund të vërehen të çarat në panel, si dhe dy vrima në pjesën e përparme.

Ende nuk është e qartë se çka shkaktoi këto dëme.

Siç shkruan gazeta, shkak për plasaritjet e papritura në xham mund të jetë uji shumë i nxehtë dhe me sa duket, xhami është pastruar me ujë shumë të nxehtë përpara nisjes.

Diferenca e temperaturës midis xhamit të nxehtë dhe ajrit të ftohtë të jashtëm ndoshta ka shkaktuar copëtimin e xhamit.

Lidhur me ngjarjen, linja ajrore nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë. /albora.ch

Marketing