Siç sapo raportuam, presidenti amerikan Joe Biden e quajti për herë të parë presidentin rus Vladimir Putin një “kriminel lufte”.

Marketing

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Kremlini thotë se komentet e Bidenit janë “retorikë e papranueshme dhe e pafalshme”, transmeton albora.ch.

Kujtojmë, se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur për herë të parë Vladimir Putinin “kriminel lufte”.

Deri më tani, administrata e kishte shmangur përdorimin e frazës, përfshirë edhe kur ishte pyetur drejtpërdrejt, transmeton albora.ch.

Duke folur me gazetarët pas një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën, Biden tha: “Unë mendoj se ai është një kriminel lufte”, shkruan BBC. /albora.ch

Lexo edhe:

Marketing