Seriali për fëmijë “The Simpsons” ka pasur disa parashikime që kanë ndodhur në jetë reale, dhe bëhet fjalë për ngjarje të rëndësishme.

Marketing

Zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve apo shpërthimi i Covid nga Kina, janë disa nga rastet kur seriali “ka goditur në shenjë”, aq sa shumë njerëz janë shprehur se Simpsons nuk gënjejnë kurrë.

“The Simpsons” ka diçka për të thënë edhe për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, trasmeton albora.ch.

Disa përdorues të Twitter-it e kanë krahasuar përplasjen e Rusi-Ukrainë me një episod të vitit 1998 në serialin profetik të quajtur “Simpson Tide”. Në të, Homeri qëllon aksidentalisht një kapiten nëndetëseje në ujërat ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake, duke bërë që Bashkimi Sovjetik i ‘saporingjallur’ të vendosë trupa dhe tanke në rrugë dhe të ringrejë menjëherë Murin e Berlinit. Ky krahasim u konfirmua edhe nga prezantuesi i “Simpsons”, Al Jean, i cili shkroi në Twitter: “Shumë e trishtueshme të thuash se kjo nuk ishte e vështirë të parashikohej”./albora.ch/

Marketing