Në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Onkologjisë u prezantua një test i ri gjaku, përmes të cilit zbulohen mbi 50 lloje kanceri.

Marketing

Ky test arrin të kapë ADN-në tumorale si dhe organin që është prekur.

Studiuesit testuan rreth 6.000 qytetarë mbi moshën 50 vjeç. Rreth një për qind e testeve të gjakut ishin pozitive.

Testet e mëvonshme konfirmuan se një e treta e atyre që rezultuan pozitivë kishin vërtetë kancer. Në subjektet e testimit u gjetën tumore në gjithsej 15 organe dhe inde të tjera të trupit.

Nga ky test tregohet jo vetëm nëse pacienti ka kancer, por edhe llojin e tij.

Megjithatë, testi ende nuk mund të zëvendësojë kontrollet e zakonshme të kancerit, pasi teknologjia ka akoma nevojë për t’u përmirësuar.

Marketing