
Maska, Covid, dezinfektues e test i shpejtë, janë bërë pjesë e rutinës për të gjithë ne gjatë dy viteve të fundit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Por çfarë nënkuptojnë shkronjat C dhe T që gjenden në testet e shpejta?
Rezultati është pozitiv kur shfaqen dy vija të kuqe. Një vijë e kuqe shfaqet te C-ja dhe një vijë te T-ja. Rezultati është negativ, kur vija e kuqe shfaqet vetëm te C-ja, ndërsa te T-ja nuk duhet të shfaqet asgjë.
Testi është i pavlefshëm kur nuk shfaqet asnjë vijë e kuqe te C-ja, raporton oranews.
Shkronja C do të thotë Kontroll dhe T është Testi. Kur vija është te C, do të thotë që virusi nuk u identifikua
Ndërsa S-ja që shihni në fund të testit përfaqëson kampionin dhe është vendi i posaçëm i mostrës, ku vendosni pikat e mostrës.