Një tërme me magnitudë 5 ballë i shkallës Rihter ka goditur Irkutsk, një qytet lindor i Siberisë me një popullsi prej mbi 600,000 banorësh, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Marketing

Sipas sizmologëve lokalë, lëkundjet sizmike kishin magnitudë 7.9 ballë në epiqendër, por u ndje si një lëkundje me magnitudë 5.0 (e moderuar) në Irkutsk, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.

Epiqendra e tërmetit ishte në liqenin Baikal, 19 km në lindje të qytetit Bolshoye Goloustnoy.

Nuk janë raportuar dëme apo viktima në Irkutsk, tha shërbimi për shtyp i administratës së qytetit.

Tërmeti u ndje gjithashtu në rajonin e afërt të Buryatia dhe kryeqytetin e tij Ulan-Ude.

Marketing