Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në koncertin e këngëtares shqiptare me famë botërore Ava Max.

Marketing

Ajo performoi në një koncert gjigant në Londër dhe orës 21:50, ndërsa të gjithë po shikonin fishekzjarrët për t’i dhënë fund ngjarjes, dy oficerë policie që punonin për sigurinë e koncertit u qëlluan pranë Muzeut të Artit në Filadelfia.

Pasi turma dëgjoi të shtënat, u përhapën dhe videot u bënë virale teksa njerëzit iknin nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, Ava reagoi e shkatërruar në Instagram duke shkruar:

“Jam e shkatërruar nga të shtënat që ndodhën pas shfaqjes sonë Filadelfia mbrëmë. Nuk e di se çfarë po ndodh me këtë vend. Kudo që jemi ne jemi të tmerruar. Jemi të traumatizuar. Kjo duhet të marrë fund. Unë lutem që të gjithë të qëndrojnë të sigurt në shfaqjet dhe ngjarjet e ardhshme, me gjithë dashurinë time”.

Marketing