Nëntë adoleshentë u plagosën pas të shtënave me armë në një festë pas maturës në Jasper, Teksas. Ngjarja ndodhi në një banesë në Jasper, një qytet në verilindje të Hjustonit. Autoritetet njoftuan se të plagosurit u dërguan në dy spitale dhe të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Marketing

Personat e plagosur ishin të moshave nga 15 deri në 19 vjeç, raportuan mediat lokale amerikane, Një javë më parë, katër persona u qëlluan për vdekje dhe 32 u plagosën në një festë ditëlindjeje në Alabama në qytetin e vogël Dadeville. Pesë të dyshuar janë akuzuar për vrasje lidhur me këtë ngjarje.

Armët e zjarrit janë bërë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët amerikanë, duke tejkaluar aksidentet me automjete, raportoi Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vitin e kaluar.

Marketing