Aktorja shumë e dashur, Yllka Gashi ka kohë që është zhvendosur me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Pas pushimeve që ajo kaloi në Prishtinë, aktorja mori rrugën përtej oqeanit për në shtëpinë e saj të dytë.

Për të përshkruar ndjenjat e sat dhe të mërgimit ajo publikoi një postim në llogarinë e saj që është relevant për mijëra mërgimtarë që do të lënë Kosovën edhe pak ditë.

Shihni më poshtë postimin e saj të plotë.

Prishtinë të du! E çdo herë që marr rrugë me t’lanë e me u largu prej teje, Me shku n’shpinë tjetër – përtej Atlantikut,Ni copë e zemrës pak më thehet, E e kujtoj qysh haber s’kom pasë me e kuptu mërzinë e gurbetçarëve të familjes, Kur u përlotshin sa herë pëshëndeteshin e u nisshin për Evropë-atje ku veçse e kishin kriju jetën e re e i rritshin fmitë.

Prishtinë të du,E mendja më shkon shpesh te ti, Jo që je far qyteti pitoresk ose metropol që ëndërron dikush me jetu n’ty,Ama je e jemjaEdhe bash hiq s’ka si ti!!! Me krejt mangësitë që i ki, Me aq sa ofron, Me pluhnin e verës e lloqin e vjeshtës,Trafikun e stërngarkumë, Rrugët e ngushta, E krejt behanet që i ki për mu -Je e veçantë dhe e bukur! Prishtinë të du, Se në ty jetojnë e për ty kontribojnë E edhe vujnë nga mangësitë tua,ata që m’i don loçka e zemrës- familja jeme e plot miq e dashamirë.

T’du,Se n’zemrën tande jam lindë e rritë, jam shkollu, eduku e kam ndërtu karrierë, Kam njoftu gjith’far njerëzish, Me disa prej tyne kam miqësi që koha veq i ka forcu e ju ka dhanë kuptim.Në ty Prishtina jeme e kam gjetë dashninë, E në ty m’ka beku Zoti me Ninën! E në ty e kam shiju të bamit teze e hallë! Prishtinë t’du, E në ty kam përjetu shumëçka të bukur Po edhe të trishtë, Se gjenerata jeme që osht rritë në t’90-tat, I ka përjetu shkollat fillore të ndame e shkollat e mesme nëpër shpia të improvizume, Largimin e dhunshëm nga puna t’prindve,Demonstratat e studentëve,E protestat e nanave të Kosovës me nga një bukë në dorë – n’mesin e tyne edhe mama jeme, Gazin lotsjellës,Milicinë e paramilitarët, ‘Racinë’ nëpër kafiqa, Slloganet “Kosova Republikë”,Besa, edhe helmimet me ujë në shkolla të mesme -plot prej kësaj gjenerate- i mbajmë n’mend.

Ama, PrishtinëUnë e gjenerata jeme i kemi përjetu edhe shëtitjet nëpër korzë, E në “Gradic” Pejton, Shampitet e Elidës kur ajo ishte ndër të vetmet ambëltore n’qytet,Platon’ e “Boro Ramizit”,1 Majin në Gërmi, “Lluna Parkun” n’Dardani,Dodonën e “Talentin…”Orët Letrare në “Fjala”, “Hanin e 2 Roberëve”, në “Koha”, Kafiqat e Kurrizit, Burekat e “Bosnes” në pushim t’gjatë t’shkollës, Mbramjet e semi-maturës te Qafa…Sendviqat e “Metros” në pauzë gjatë studimeve.Përjetime t’varfnjakut kish mujtë me thanë dikush tash, Po krejt këto imtësinaE kan’pasë lezetin e vet, E janë t’papërsëritshmeSe ti qaq ke pasë takat me dhanë!

Në ty Prishtina jeme, Ka jetu baba jem i dashtun ma shumë se 50 vjet, t’u t’i njoftë mirë pllamtë e kilometratE t’u kontribu në edukimin e dhjetëra gjeneratave, E prej knaqësive t’mdhaja t’fminisë, I kujtoj kohët kur m’merrte me veti te berberi në qendër e derisa ai i prente flokët, unë ulesha n’atë karrigen e naltë me kali t’argjentë. E kur ai e përfundonte qethjen, Ecshim dorë për dore e te “3 sheshirat” në njanën prej atyne kioskave te vogla m’blente Kavabona ose Herba.

Çfarë lezeti!!!!Ma mirë se n’Disneyland! Prishtinë, unë të du edhe për arsye se në ty e kam përjetu luftën, e frikën deri n’palcë kur me kallasha e tenka na kan’ pëzanë prej teje në 99tën, Po mandej, çlirimit tand i jam gëzu me krejt qenjen e me autobusin e parë të “refugjatëve” jam kthy në damarët tu.Të du Prishtinë, Edhe për përjetimet e Rinisë së hershme, Me kaosin e frikshëm të pasluftëspër 4 vjet studime në Fakultetin e Arteve, me kushte jo t’mira, po me entuziazëm e energji bombastike, Për rolin e parë në Teatrin Kombëtar, Punën e parë në KTV,“Familjen Moderne” në studiot e RTK-së… Krejt këto- Kujtime të bukra e t’paharrushme – Që veq ti mi ke dhuru! Në ty Prishtinë, I kemi duru reduktimet qesharake të rrymës e t’ujit me vite t’tana.

Me gjeneratorë që t’i shurdhonin veshtë në krejt anët e qytetit, Me reduktime t’rrymës 4, 6, 8 e besa edhe 20:4 kanihere. E ato 4 orë kur vinte rryma, punojshin veq dritat edhe aty-ktu naj “shteker”.Ama,Prej dashnisë ndaj teje e knaqësisë që po t’përjetojmë t’lirë, gajle se kishim! Prishtinë,Ti je shtëpi e shumë njerëzve që m’i don zemra, Që më merr malli për ta kur jam larg, Njerëz, për të cilët gëzohem e çlirohem kur e di që janë mirë me shëndet e rehati, Njerëz, për të cilët shqetësohem e mërzitem, kur nij që ju ka ndodhë ndonjë e papritun. E nuk po flas veq për familjen e miqtë! Kur jom n’gjinin tand, -Edhepse me bon nervoz shumë e më dëshpron shpesh-Diqysh zemra m’pushon e shpirti sikur m’qetësohet! Për ty Prishtinë e për njerëzit tu, Me merr malli, Shpesh E shumë!

M’vjen pak inati kur t’shajnë e t’kritikojnëAta që jetojnë në ty,e pak e hiq mundohen me t’përmirësu, Ose ata që nuk t’i kan përjetu periudhat e stoicismit po kan përfitu prej teje n’emën t’lirisë e të zhvillimit,tu t’gulfatë e shfrytëzu në çdo aspekt.Ti s’ki faj Prishtina jeme e mirë, Se qytetarinë, edukatën e kulturën e përgjithshme nuk munesh me ja u msu krejtve që jetojnë n’ty. Ti nuk e prodhon bërllogun prej qiellit, po e ki kontribut prej “qytetarëve” tu.Mërzitna edhe kur i humbi debatet e s’kom argumente me t’mbrojtë! Ama çka gjithmonë kom me pasë për ty e me ty Prishtinë,osht DASHNIA e dhembshuria!

Qe 7 vjet prej s’larguT’i përjetoj kënaqësitë,sukseset,dështimet,dëshprimetE shpresat. Me ni mallëngjim, që veq ata që s’jetojnë ma n’ty e kuptojnë, Po në zemër e në mendje t’kom afër përherë e kur përmallohem fortt’i kujtoj veq të mirat.Se je e jemjaE s’ka edhe njo si ti! Prishtina jemeTë pafsha ma mirë, Ma të pastër, Ma të organizume, Me kerre ma pak, E gjelbërim ma shumë!

Me ndërtesa ma me shije, Me pluhun minimal, Me vende atraksioni për fëmijë, pleq e gra shtatzana, Me qytetarë të vetdijshëm që prona publike duhet me u rujtë e mbrojtë se ju takon krejtve. T’pafsha që po të dojnë e po ta “dinë kimetin” ata që jetojnë në ty e që marrin vendime për ty. E ti,Më pritsh me dashamirësi e ngrohtësi si gjithmonë! Prishtina jeme- Qyteti i përhimtë, Me makiatot ma t’mira n’dyje, Me rininë ma t’bukur në rajon, Me zemërgjansinë e mikpritjen ma t’madhe që dikush mundet me e përjetu. Prishtina jeme, Ku rreh zemra e mamës teme, Donës, Lilit e Adit!

Ku rriten e shkollohen Dini, Lisa, Mali, Omari, Lisi, Marini, Jora… T’pafsha t’u shkëlqy e t’u lulëzu Prishtinë se për mu e shumë t’tjerë si puna jeme,Ti mbetesh shtëpia që nuk i mbyllë dyrtë kurrë! Deri herën e ardhshme, Mirëmbetsh e FALEMNDERIT!

Marketing