Kane Tanaka, zyrtarisht gruaja më e vjetër në botë, më 2 janar 2022 ka festuar ditëlindjen e saj të 119-të.

Marketing

Me origjinë nga Japonia, ajo u lind gjashtë muaj para George Orwell, në vitin 1903, në të njëjtin vit kur Vëllezërit Wright shpikën aeroplanin e parë në botë dhe pothuajse 11 vjet para Luftës së Parë Botërore.

Tanaka ka jetuar gjatë pesë mbretërimeve perandorake japoneze dhe mendon që do të thyejë rekordin e vendosur po prej saj, duke festuar ditëlindjen e 120-të.

E shtata nga nëntë vëllezërit e motrat, ajo u martua kur ishte 19 vjeç.

Rekordi i fundit në librin ‘Guinness’ i vendosur prej saj ishte në vitin 2019, kur mbushi 116 vjeç.

Kane Tanaka ka dobësi pijet me gaz dhe çokollatat.

Në Japoni, 100-vjeçarët janë në rritje. Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se rreth 86 mijë njerëz kanë arritur të jetojnë 100 vite.

Gratë përbëjnë shumicën dërrmuese të njëqindvjeçarëve, ndërsa burrat pak më shumë se 10 mijë.

Kur sondazhi vjetor u krye për herë të parë në 1963, Japonia kishte vetëm 153 njëqindvjeçarë, por numri u rrit në mbi 10 mijë deri në vitin 1998.

Jetëgjatësia në Japoni, e cila është një nga shoqëritë më të plakura në botë, po shënon një rekord të lartë.

20-vjeçarët përbëjnë më pak se 1% të popullsisë së vendit 12 vitet e fundit.

Për shkak të pandemisë, 119-vjeçarja ka pasur kontakte të kufizuara me anëtarët e familjes. /albora.ch/

Marketing