Rreth 25 mijë njerëz janë mbledhur për të festuar në Sunny Hill festival. Për katër ditë radhazi, Kosova ishte epiqendra e muzikës në Ballkan. Kjo shkak i festivalit të organizuar nga këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, shkruan Albora.ch.

Marketing

Pas dy viteve pauzë, Dua Lipa u rikthye për të përformuar në tokën e saj.

Përveç, Dua Lipës në këtë skenë përformuan rreth 40 artistë ndërkombëtare dhe vendorë.

Ylli nga Prishtina përformoi në natën e parë të festivalit. Ajo për një orë e gjysmë i këndoi super hitet e saj, duke i përfshirë edhe ato të albumit të fundit, Future Nostalgia.

Dua Lipa i dha magji skenës së festivalit me performancën e saj. Ajo gjatë përformacës, ishte e shoqëruar nga vokalistët dhe valltarët e saj.

Po ashtu, gjatë përformancës Dua Lipa komunikonte me publikun në gjuhën shqipe, dhe në atë angleze, shkruan Albora.ch.

“Faleminderit “Sunny Hill” për këto kujtime, për këto emocione të jashtëzakonshme. Është një ëndërr e madhe për mua që po mund ta bëj këtë së bashku me familjen time, me shokët e mi, me krejt këta njerëz që i kam këtu, faleminderit shumë prej juve që po e bëni këtë natë kaq shumë speciale”, ndër tjerash ka thënë Dua Lipa

Vetëm në natën e parë përformuan,edhe yjet si Elvana Gjata, Ylli, dhe Kida,etj.

Kurse në natën e dytë gjithë vëmendja e publikut ishte tek artisti kolumbian, J Balvin. Sikurse Dua edhe J Balvin dha një përformancë të jashtëzakonshme.

Në një moment gjatë perfromancës, mbajti në duar flamurin e Kosovës. Po ashtu, ai iu shprehu dashurin publikut kosovarë  në gjuhën shqipe  “Të dua”.

Për pjesëmarrjen e tij në Sunn Hill Festival, ai në profilin e tij në Instagram, shkroi: “Kosovë, vizioni im ka qenë gjithmonë të arrija vende në çdo cep të botës, ku nuk ishte prezentë muzika jonë latine. Të gjithë ecin ndryshe. Banda latine. Duajeni Kosovën”.

Ndërkaq, artistët  e tjerë që përformuan ishin Mahmood, Dhurata Dora, Azet dhe Zuna, Ghetto Geasy, Cozman, Onat, Emir Taha, La Fazani, Yon Idy, Edon dhe Jimpong & Friends , shkruan Albora.ch.

Në natën e tretë, ylli i mbrëmjes ishte reperi i njohur me emrin skenik Skepta, ku përformoi këngët e tij para publikut.

Në mesin e performuesve të tjerë ishin edhe artistë shqiptarë, si MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Lumi B, etij.

Magjia e kësaj nate ishte këndimi njëzëri i publikut me këngën “Semafori”, të  MC Kreshës dhe Lyrical Son-it.

Reperët i lejuan publikut që ta këndojnë këngën nga fillimi deri në fund të saj. Kjo përformancë njëzëri të publikut u bë virale, nëpër të gjitha rrjetet sociale.

Nata e fundit, “qershia mbi tortë” e natës së fundit ishte DJ amerikan, Diplo.

Përveç tij, kanë përformuar edhe Dj tjetë si, Burak Yater, Dj Regardo,Labi Ramaj, etij.

Edhe pse Sunny Hill Festival ka përfunduar në Prishtinë, festa pritet të zhvendoset në Tiranë, kur për tri net radhazi do të ketë përformanca të ndryshme të artistëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

Marketing