Ministria Publike e Konfederatës (MPC) braktisi procedurat kundër një islamisti të dytë nga Winterthuri për shkak të mungesës së provave. Ai dyshohej se ishte i përfshirë në bombat e Vjenës në nëntor të 2020-ës.
I riu, i cili ishte 18 vjeç në kohën e ngjarjeve , megjithatë u dënua gjashtë muaj burgim me kusht dhe gjobë prej 1000 frangash, për paraqitje të akteve të dhunës brutale dhe shkelje të ligjit që ndalon grupe të tilla si ISIS, raporton ticinonews.
Po ashtu, MPC kishte braktisur tashmë procedurat kundër një të riu tjetër nga Winterthuri, i cili ishte arrestuar në lidhje me sulmin në Vjenë në mes të janarit.
E njëjta ministri publike ka konfirmuar sot lajmet e raportuara nga NZZ dhe gazetat Tamedia, duke saktësuar se vendimet e braktisjes janë përfundimtare.
Çfarë ndodhi?
Më 2 nëntor 2020, një simpatizant i Shtetit Islamik të vetëquajtur (Isis) hapi zjarr në qendër të Vjenës, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 23 të tjerë, disa prej tyre rëndë.
Të nesërmen, policia e Cyrihut kishte arrestuar në Winterthur dy djemt18 dhe 24 vjeç, të cilët njiheshin nga autoritetet si të përfshirë në procedime penale për terrorizëm.
Nuk ka prova të mjaftueshme
Dyshimi se të dy mund të kenë “mbështetur ose promovuar” sulmin “përmes një kontributi shkakësor në krim”, nuk ka gjetur konfirmim dhe nuk ka asnjë provë që të dy ishin të përfshirë në sulm, apo se ata e dinin paraprakisht për të.
Dënimi i 18 vjeçarit lidhet me një video të ISIS-it
Dënimi ndaj më të voglit nga të dy i referohet në veçanti posedimit të një videoje të ISIS-it ku tregoheshin njerëzve duke iu prerë kokat dhe duke u qëlluar, të cilën i riu ua tregoi kolegëve të tij.
Ai veproi “nga bindja e thellë ideologjike” dhe ende po lëviz “në një mjedis salafist të njerëzve të njohur për autoritetet”, thuhet në aktakuzën e KPK-së.
Për shkak të dënimit me kusht prej 180 ditësh, ai nuk do të marrë kompensim për 176 ditët e kaluara në paraburgim. Në vend të kësaj, ai do të ketë të drejtën e dëmshpërblimit prej 3250 frangash, bazuar në dëmin e mundshëm të shkaktuar nga mbulimi mediatik i rastit.
Ai do të duhet të përballojë edhe shpenzimet procedurale prej 7000 frangash
Në rastin e 24 vjeçarit ende nuk dihet nëse do të dëmshpërblehet për masën e paraburgimit. Edhe nëse akuzat kryesore janë hequr, ai në fakt është ende në qendër të një procedimi të papërfunduar për akuza më pak të rënda./albora.ch/