Bashkëpunimi i Albora.ch dhe medias zvicerane Blick.ch po del të jetë i suksesshëm marrë parasyesh edhe temat e trajtuara dhe rëndësia e tyre, duke përfshirë edhe mundesinë që te tregohet sa më shumë për Kosovën apo Shqiperinë.

Marketing

Kësaj herë një temë për emrat e bebeve në Kosovë e Shqipëri krahasuar gjithemonë më Zvicër.

“Si duhet të quhen pasardhësit? Kjo pyetje nuk është vetëm një temë e madhe për prindërit e ardhshëm në Zvicër. Edhe në këtë vend ka gjithmonë emra të pazakontë, por rregulli është i qartë: mirëqenia e fëmijës nuk duhet të cenohet nga emri” kështu fillon tema që mund ta lexoni sot në blick.ch e marrë nga Albora.ch.

Më pas tema fillon :Ky parim nuk ekziston në Kosovë dhe Shqipëri, siç transmeton “Albora.ch” . Ndërsa femrat shqiptare në Zvicër i thërrasin fëmijët me emra shqiptarë si Arben, Bashkim, Alban, Blerim, Merita, Shqipe apo Vlorë, në Shqipëri apo në Kosovë gjërat janë ndryshe.

Foto nga shkrimi i botuar në Blick.ch

Çdo të shtunë mund ta lexoni një temë për kosovarët apo shqiptarët në median zvicerane, duke ju pëmbajtur kështu marrëveshjes në mes Blick.ch dhe Albora.ch.

Albora.ch

Marketing