Derisa Zvicra çeshtjën e vendosjes se emrave e merr më shumë seriozitet dhe rregullat e vendosura tregojnë se emri nuk duhet të prekë mirëqenien e femijës, në Kosovë e Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë.

Marketing

Emrat që nuk preferohën në Zvicër janë emra binjakë dmth jo krejtesisht të ngjashëm dy emra të binjakëve, emrat fetar, emrat gjithemonë duhet të tregojnë gjininë, djemtë janë djem, vajzat janë vajza, emra vendesh, emra produktesh.

Foto ilustrim

Cilët emra janë të ndaluar në të vërtetë në Zvicër?

Suissebook ka renditur disa emra foshnjash që janë ndaluar në Zvicër për shkelje të të paktën një prej rregullave të listuara më sipër.

Përveç të gjitha atyre të përmendura më lartë, ai përfshin Bierstubl (emri i vendit), Troublemaker (mirëqenie), Mercedes (emri i markës) dhe Sputnik.

Ndersa sa i përket emrave të shqiptarëve në Zvicër janë kryesisht emra shqip si: Arben, Bashkim, Alban Blerim, kurse emrat e gjinsë femrore Fatime, Merita, Shqipe, Vlora, Shpresa etj.

Këta janë emrat më të shpeshtë të shqiptarëve në Zvicër | inFokus

Kurse, Kosova ende nuk ka ndonjë listë me emra të ndaluar, do të thotë që fëmijës mund ti vendosësh cilin do emër që ti dëshiron.

Ndërsa, Ligji për emrin personal në Kosovë, përveç disa udhëzimeve si: përdorimi i gjuhës për emrin, kush mund të caktojë emrin për fëmijën, nuk ka ndonjë nen ku ndalon ndonjë emër të caktuar që të iu vendoset fëmijëve.

Emra të shumtë e të ndryshëm kanë shqiptarët. Por në Kosovë shpesh herë emrat e fëmijëve vendosen edhe në bazë të ndonjë personaliteti të ngritur, apo me ndonjë domethënie interesante.

Madje shpesh herë lihen edhe emra të qyteteve, por së fundi dikush vendosi një emër edhe më të çuditshëm drejt vajzës së tij.

Qytetari i cili jeton në Belgjikë vendosi ta pagëzonte vajzën me emrin Vetëvendosje, bazuar në lëvizjen Vetëvendosje, partinë e Albin Kurtit I cili aktualisht është kryeminister I Republikës se Kosovës.

Vetëvendosje Poposhi ka mbushur katër vjeç dhe jeton në shtetin belg.

Një rast tjetër interesant ka ndodh se fundmi në Kosovë më Reperin e njohur shqiptar, Getinjo, ai është shumë i pëlqyer nga publiku për këngët e tij.

Ai ka me mijëra fansa dhe është i ndjekur nga një numër i madh prej tyre në rrjetet sociale.

Siç rëndom edhe mund të iu ndodh të famshmëve, ai shpesh merr me qindra mesazhe nga ndjekësit e tij të shumtë.

Madje në mesazhin e dërguar në InstaDirect, fansja i kishte treguar atij se ka lindur dy vajzave, njërën prej të cilave e ka quajtur Getinja në nderim të tij.

Një emër tjetër jo I rendomt në Kosovë është emir Dashnor, emër ky që shumë shpesh ka ngjallë reagime të shumta.

Emra të çuditshëm që shqiptarët kryesisht të Kosovës i kanë lenë femijëve të tyre janë:


Shkronja,
Deklarim,
Vetëdije,
Dashnor,
Shpirton,
Zbukurim,
Bukurim,
Malbora (si Marlboro),
Vjendita,
Dashuri,

Ndryshe nga Kosova shteti fqinj, Shqipëria ka një listë me 77 emra të papërshtatshëm (antroponime) të ndaluar, ndër ta edhe emri “Shkurtë”, “Xhenaze”, “Burgim”, “Gazep”, “Ndalim”, “Vajtime”. 

A e dini se cilët janë emrat e ndaluar me ligj në Shqipëri! - Ngjarjet e  Ditës

Emrat në Shqipëri më shumë janë emra shqip por edhe nderkombetar, përfshirë këtu edhe emra Italian apo edhe vendeve tjera.

Në vende të ndryshme të botës vendosja e emrit është obligim ligjor, psh në vendet arabe ka rregulla strikte për vendosjen e emrit që gjithemonë duhet të jetë emër islam dhe më domethënie të caktuar.

Ndryshe ndodh në disa shtete tjera neper botë, rasti në Indi. Një fëmijë që lindi në kohë koronavirusi i kanë vendosur emrin që e keni dëgjuar çdo ditë që në momentin kur u përhap koronavirusi.

Dezinfektues per duar Anjieshu 237ml – Europrinty

Prindërit e tij vendosën ta quanin atë “Dizinfektues” (Sanitizer).

Ata kanë zgjedhur këtë emër të çuditshëm për fëmijën e tyre që në të ardhmen kjo periudhë të kujtohet nga të gjithë në Indi.

Baba i fëmijës Omvir Singh shprehet se kur njerëzit të flasin për koronavirusin në të ardhmen, do të kujtohen se dezinfektuesit i shpëtuan.

Albora.ch

Marketing