El Salvador është zhytur mes ujit dhe kaosit pas stuhisë tropikale Julia që goditi Amerikën Qendrore gjatë fundjavës.

Marketing

Sipas raportimeve, numri i viktimave nga kjo stuhi ka shkuar në 36.

Dhjetëra njerëz janë vrarë në vende të Amerikës Qendrore, pasi stuhia Julia përfshiu rajonin.

Mijëra vetë u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të motit, ndërsa miliona kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhia ka goditur El Salvadorin, Guatemalën, Panamanë, Nikaraguan dhe Hondurasin.

Julia zbarkoi të dielën në brigjet e Karaibeve të Nikaraguas përpara se të kalonte në Oqeanin Paqësor./A2/

Marketing