Moti i keq ka pushtuar Britaninë e Madhe, me dëborë dhe temperatura tejet të ulëta. Aeroporti i Mançesterit është detyruar të mbyllet për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Marketing

Me dhjetëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroport. Një avion, i cili vinte nga Xhorxha, është hasur me vështirësi të mëdha në ulje dhe për pasojë është detyruar të ulet në Londër.

“Pas reshjeve të mëdha të borës, ne kemi vendosur të mbyllin përkohësisht të dyja pistat e aeroportit. Siguria do të jetë gjithmonë prioritet i joni. Pasagjerët duhet të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të mësuar se kur do të fluturojnë.

Sinoptikanët kanë parashikuar se mori i ftohtë do të zgjasë të paktën deri në fundjavë dhe temperaturat mund të bien deri në -11 gradë celsius./A2CNN

Marketing