Stilistja shqiptare, Dora Koka, ka folur së fundmi në një intervistë për eksperiencën e saj me VIP-at e njohur në të gjithë botën. Gjatë Javës së Modës në Milano, Koka ka veshur motrat e famshme, supermodelet Gigi dhe Bella Hadid. Ajo foli edhe për takimin me motrat Hadid, duke theksuar se ato mbetën shumë të kënaqura nga puna e saj.

Marketing

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur më dha shumë kënaqësi dhe krenari. Motrat Hadid ishin shumë të kënaqura”– u shpreh stilistja.

Ndër të tjera Dora Koka nuk la pa përmendur edhe punën e saj me fustanin madhështor të Rihanna-s, madje ajo zbuloi se më shumë kapriço kanë personat e panjohur sesa ata që janë VIP-a.

“Është shumë e lehtë, ndoshta duket e paarritshme por është shumë e lehtë. Për mua që kam pasur kontakt indirekt me këto personazhe ka qenë shumë e thjeshtë shumë natyrale.

Vipat e këtij niveli nuk kanë kapriço, më shumë kanë kapriço ato që janë të njohur shumë pak. Vipa-ve të këtij nivlei iu vjen shumë natyrale, janë shumë të thjeshtë, modestë”- u shpreh Koka.

Stilistja shqiptare ka veshur vipat ndërkombëtarë, si Robin Williams, Rihana, John Legend dhe Chrissy Teigen, Maria De Filipi, Letizia Casta, Wanda Nara, Bella dhe Gigi Hadid.

Ajo ka gati 23 vite që punon në markat e njohura “Givenchy”, ”Armani”, “Gucci”, ”Prada” dhe “Versace”. Aktualisht ajo ka 7 vite punë për “Givenchy” në Milano.

Marketing