Shqiptarët e Kosovës por dhe të Shqipërisë janë më të shqetësuar në punën e tyre të përditshme për mundësitë e karrierës sesa për pagën.

Marketing

72% e atyre të cilët kanë marrë pjesë në sondazhin e kryer nga EPPC  për vitin 2022 për Shqipërinë dhe Kosovën shprehen se mundësia për  një karrierë  më të mirë është në vend të parë të listës së pakënaqësive në punë. Administratori i EPPC, Erald Pashaj rendit disa nga faktorët që i shtyjnë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës drejt pakënaqësisë.

Me 17 pikë më poshtë, niveli i pakënaqësisë në Kosovë ka shënuar rënie. Subvencionet e shtetit por dhe trajnimet e kryera ndaj stafit janë disa nga arsyet e uljes së nivelit të këtij elementi sipas Hifvzi Jetullahu.

Të rinjtë renditen si mosha më e pakënaqur në punë. Drejtorja e Përgjithshme e EPPC, Dalina Gjicali thotë se problemi kryesor qëndron midis urave lidhëse të sistemit të arsimit me tregun e punës.

Të pamartuarit dhe punonjësit në shtet e ndihen më të pakënaqurit me punë që kryejnë sipas sondazhit. Teksa prej tre vitesh ky element për Shqipërinë nuk ka ndryshuar, shifrat pozitive renditen tek rritja e lidhjes së kontratave të punës, respektimi i ditëve të pushimit dhe festave zyrtare./SCAN

Marketing