Nënat gjidhënëse që flasin gjuhë të huaj në Slloveni, janë ftuar në një këshillim për ushqimin e fëmijëve me gji. Ato do të takohen të hënën, më 16 maj 2022, në orën 11:00 në Qendrën Socio Shumëgjenerative, Gosposka 3 në Celje.

Marketing

Aksioniti është bashkuar edhe Shoqata e gruas shqiptare Teuta në Slloveni. Akivistja Vera Xhafa Haliti ka bërë këtë njoftim në profilin e saj në Facebook:

Shoqata e Këshilltarëve të Laktacionit dhe Ushqyerjes me Gji të Sllovenisë po merr pjesë edhe një herë në Javët e të mësuarit gjatë gjithë jetës (JMGJJ) nën kujdesin e koordinatorit tematik të JMGJJ të Qendrës Rajonale të Studimit në Celje. Ndaj në një nga takimet e Grupit Mbështetës të Ushqyerjes me Gji, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet nënave që flasin gjuhë të huaj.

Ftojmë veçanërisht ngrohtësisht nënat gjidhënëse që flasin gjuhë të huaj në një takim të hënën, më 16 maj 2022, në orën 11:00 në Qendrën Socio Shumëgjenerative, Gosposka 3 në Celje.

Qëllimi i grupit është të ofrojë mbështetje dhe ndihmë për të gjitha nënat që duan të ushqejnë fëmijët e tyre me gji. Pjesëmarrja në takim është falas dhe siguron qasje në informacione të sakta dhe të shkencërisht të përditësuara mbi ushqyerjen me gji, si dhe shkëmbim përvojash me nëna të tjera që kanë ose janë ende duke ushqyer me gji fëmijët e tyre, gjë që mund të jetë qetësuese dhe e dobishme për fëmijën.

Të pranishëm do të jenë ekspertë që mbështesin ushqyerjen me gji, të cilët janë të trajnuar edhe më tej në këtë fushë. Të pranishmit do të kenë mundësi për konsultime profesionale si dhe ndihmë konkrete për ushqyerjen me gji./albora.ch

Foto: Wikipedia

Marketing