Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike të COVID-19, ku ka njoftuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Marketing

Ndërsa sërish është shënuar një numër i lartë infektimesh, pas 4 mijë e 729 testimeve të kryera, 1 mijë e 207 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID, ku numrin më të lartë e mban kryeqyteti me 552 të infektuar.

Sipas njoftimit të ministrisë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë.

Ndërkaq, në të gjithë vendin janë 13 mijë e 340 pacientë aktivë me COVID-19./albora.ch/

Marketing