Dy foshnja vdiqën nga i ftohti pasi bora e madhe dhe temperaturat e ulta goditën kampet për njerëzit e zhvendosur në Siri.

Marketing

Një zyrtar i OKB-së i tha AFP-së se një foshnje 7 ditëshe dhe një vajzë dymuajshe vdiqën në provincën Idlib, raporton bbc.

Rreth 2.8 milionë persona kanë kërkua strehim pasi u larguan nga shtëpitë e tyre gjatë vjetëve të gjata të luftës në vend. Shumë jetojnë në tenda të vjetruara, pa rroba apo ngrohje.

OKB-ja ka paralajmëruar se situata po përkeqësohet për shkak të krizës ekonomike në Siri që është përballur me çmimet e dyfishta të ushqimeve dhe nevojave në rritje të njerëzve.

Sipas OKB-së, 287 kampe për personat e zhvendosur në Idlib dhe Aleppo janë prekur nga reshjet e borës, përmbytjet dhe erërat e forta si rezultat i stuhive që goditën rajonin më 18, 19 dhe 25 janar. Bora ka shkatërruar të paktën 935 tenda dhe ka dëmtuar më shumë se 9,500 të tjera. /albora.ch/

Marketing