Marketing

Ushtria ukrainase publikoi shifrën që e paraqet numrin e humbjeve të Rusisë deri më tani.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, ushtria ukrainase tha se më shumë se 3.500 ushtarë rusë të përfshirë në pushtim janë vrarë dhe gati 200 të tjerë janë zënë robër, shkruan BBC.

Sipas ushtrisë ukrainase Rusia gjithashtu ka humbur 14 aeroplanë, tetë helikopterë dhe 102 tanke deri më tash. 

BBC-ja nuk ka mundur që ta vërtetojnë në mënyrë të pavarur ndonjërin nga këto pretendime.

Deri më tani, Rusia publikisht nuk ka thënë se ka pësuar ndonjë pasojë nga luftimet, por në terren po shihen ushtarë të vrarë rusë dhe automjete ushtarake të shkatërruara./albora.ch/

Marketing