Lëvizja dhe aktiviteti fizik janë shumë të rëndësishme për shëndetin, sepse në këtë mënyrë zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe madje edhe shfaqjen e disa llojeve të kancerit. Nëse nuk lëvizim mjaftueshëm, si pasojë mund të shfaqet edhe obeziteti. Aktiviteti fizik kontribuon në një gjendje të mirë mendore, rrit vetëbesimin, vetëvlerësimin dhe krijon ndjenjën e përkatësisë në komunitet.

Marketing

Muskujt tonë janë të ngurtë

Muskujt ndonjëherë janë të vështirë për t’u lëvizur kjo mund të jetë një shenjë e kushteve inflamatore si artriti. Por muskujt gjithashtu mund të jenë të ngurtë kur nuk i përdorim mjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme, nëse puna kërkon ulje të vazhdueshme para kompjuterit, të ngriheni më shpesh, të bëni pak shëtitje dhe të shtriheni.

Na merret fryma

Ashtu si bicepsi dobësohet kur nuk i përdorim, muskujt që ndihmojnë mushkëritë të lëvizin ndërsa marrim frymë humbasin forcën nëse nuk ushtrohen rregullisht. Sa më pak aktivitet, aq më shumë na merr fryma, edhe gjatë detyrave të thjeshta ditore.

Jemi në humor të keq, sepse nuk lëvizim sa duhet

Mungesa e lëvizjes mund të rrisë ndjenjat e ankthit dhe depresionit. Ushtrimet kardio si ecja, çiklizmi, noti ose vrapimi do të përmirësojnë dhe stabilizojnë disponimin tonë dhe madje ndikojnë në besimin tonë.

Ne jemi gjithmonë të lodhur

Ne ndihemi të plogësht dhe të lodhur shumicën e kohës. Ushtrimi ndihmon në dërgimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në secilën prej qelizave tona. Nëse e kalojmë pjesën më të madhe të kohës ulur, ata nuk marrin të njëjtën sasi energjie që u nevojitet, si kur lëvizim.

Ne nuk lëvizim mjaftueshëm dhe metabolizmi ynë është më i ngadalshëm

Sa më aktivë të jemi, aq më shumë kalori djegim dhe në këtë mënyrë përshpejtojmë metabolizmin.

Nuk mund të flemë natën

Kur mbajmë një rutinë të rregullt ushtrimesh, biem në gjumë më shpejt dhe kur flemë ndjehemi më energjitik.

Na dhemb shpina

Shumica e njerëzve me dhimbje të shpinës, ijeve dhe gjurit kanë dobësi të muskujve të shpinës. Pilates, yoga dhe ushtrime të tjera shtrënguese janë të mira për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e muskujve të shpinës.

Ne jemi gjithmonë të uritur

Duket se do të kemi më shpesh uri nëse do të ushtroheshim më shumë, por zakonisht ndodh e kundërta. Ushtrimet aerobike të tilla si çiklizmi, noti, ecja dhe vrapimi në fakt mund të zvogëlojnë oreksin tonë duke ndryshuar nivelet e disa “hormoneve të urisë” në trupin tonë.

Marketing