E kush do ta kishte marrë me mend se vendi më i lumtur në botë ka deri në 200 ditë dimër në disa zona, dy muaj të tërë ku dielli nuk lind fare dhe temperatura që shkojnë 20 gradë nën 0. Mirë se vini në Finlandë – shtetin më të lumtur në botë për të pestin vit radhazi.

Marketing

Çfarë e bën Finlandën kaq të veçantë? Pse njerëzit atje raportojnë nivele më të larta të lumturisë?  Ja disa arsye:

Finlandezët kanë një frymë unike të mirëqenies në kohë të vështira, e cila për ta, shpesh manifestohet nëpërmjet motit. Kjo ideologji kombëtare madje ka një emër: quhet sisu dhe është në thelb të mirëqenies së finlandezëve, sugjeron Katja Pantzar, një gazetare në Helsinki. Siç shpjegon Pantzar, sisu përqendrohet te këndvështrimi pozitiv, pavarësisht sfidave.

Pyjet mbulojnë 75% të sipërfaqes së vendit, përqindja më e lartë në botë dhe të gjithë kanë të drejtën t’i gëzojnë. Në Finlandë, ky koncept ligjor tradicional quhet “e drejta e çdo njeriu”, e cila lejon publikun e gjerë të lëvizë lirshëm në zona natyrore si pyjet, liqenet dhe lumenjtë – dhe pa marrë leje nga pronarët kur këto zona janë në toka private.

Pra, finlandezët mund të vendosin çadra kampingu, automjete ose varka kudo ku dëshirojnë, për sa kohë nuk shkaktojnë dëme për pronarin e tokës.

Si në shkolla ashtu edhe në universitete, arsimi është falas për qytetarët europianë. Edukimi në këtë vend konsiderohet si një prej më të mirëve në të gjithë botën.

Studimet kanë treguar se rrjetet sociale luajnë një rol në ndjenjat tona të pakënaqësisë duke na inkurajuar të krahasojmë vazhdimisht veten me të tjerët. Eksperti finlandez dhe studiuesi i mirëqenies Dr. Frank Martela beson se finlandezët në përgjithësi nuk janë aq të etur për të dokumentuar jetën e tyre në rrjete sociale dhe për t’u mburrur për suksesin dhe pasurinë.

Finlandezët pranojnë se ditët e errëta janë pjesë e jetës së përditshme dhe madje kënaqen me to. Martela argumenton se bota mund të mësojë nga gatishmëria për të pranuar ndjenjat negative si një pjesë normale të jetës.

Finlanda ka një klasë të mesme shumë të madhe dhe shumë pak varfëri. Të pasurit në Finlandë tradicionalisht kanë qenë të përulur dhe nuk e kanë shfaqur pasurinë.  Njerëzit më të pasur në Finlandë mund të ngasin një Volvo të vjetër ose më së shumti një Mercedes pak më të shtrenjtë, por shumëëë rrallë një Lamborghini./albora.ch/

Marketing