Nëse dëshironi të bëni një fotografi me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ju duhet të paguani hiç më pak se 50 mijë dollarë për person.
Krahas fotografisë, ju mund të zini një vend në tavolinat VIP me kandidatët republikanë, ëndërr kjo për shumë votues të kësaj partie, shkruan Blick – transmeton Albora.ch.
Bëhet e ditur se kjo dëshirë tashmë mund të realizohet më 23 shkurt – për sa kohë që jeni të gatshëm të jepni një shumë kaq të madhe parash.
Sipas listës së çmimeve të cilën e ka publikuar ‘Neë York Times’, mësohet se nëse dëshironi që të hani një drekë/darkë me ish-presidentin Trump, duhet të paguani 125 mijë dollarë.
Në këtë çmim do të përfshihej edhe fotografia me Trump, vendet VIP në forum dhe opsionin e rezervimit të dy netëve në dhomën e miqve në Mar-a-Lago./albora.ch/