Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë, por edhe në Shqipëri do të ketë një “line-up” të këtij festivali.

Marketing

Festivali do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht. Në frymën e bashkëpunimit një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës në Kosovë ku me një deklaratë të përbashkët me komunën e Prishtinës shprehen se festivali “Sunny Hill” do të organizohet në kryeqytetin e Kosovës.

Emra të njohur të muzikës botërore dhe vendore do të performojnë në 3 netët e festivalit më të madh ndërkombëtar të muzikës në Kosovë, Suny Hill.

Prishtina dhe Tirana do të shijojnë festivalin që do të sjellë Duan Lipën, Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë. Po ashtu për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Ndonëse është vetëm edicioni i dytë i këtij festivali i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, interesimi për të blerë biletat të cilat tashmë janë online ka pothuaj nga e gjithë bota.

Qëllimi i këtij festivali është promovimi i Kosovës ndërsa është hera e fundit që mbahet në parkun e Gërmisë.

Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50.000 njerëz për tri ditë dhe net radhazi pandërprerë. Edicioni i parë i Sunny Hill Festival ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Deklarata:

Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill Festival

Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.

Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.

Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival.

Marketing