Vendet e NATO-s do të shtojnë prezencën ushtarake në Evropën Lindore, teksa tanket ruse po i afrohen gjithnjë e më shumë Kievit.

Marketing

Në një deklaratë të përbashkët, 30 liderët e NATO-s thanë: “Askush nuk duhet të mashtrohet nga breshëria e gënjeshtrave të qeverisë ruse”.

Reagimi vjen pas një samiti virtual të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ku vendet aleate thanë se Moska ka gënjyer për qëllimet e saj.

“Tani po bëjmë dislokime të rëndësishme shtesë mbrojtëse të forcave në pjesën lindore të aleancës”, thuhet në deklaratë, pa u dhënë më shumë detaje./albora.ch/

Marketing