Kryeministri holandez Mark Rutte Holanda bëri të ditur se do të rihapen restorantetet, teatrot, muzetë dhe kinematë, pavarësisht një vale masive të infeksioneve me variantin e koronavirusit Omicron.

Marketing

Baret, restorantet dhe objektet kulturore mund të rihapen deri në orën 22:00, por me kufizime të tilla si maskat e detyrueshme dhe vërtetimin e vaksinimit. Publiku gjithashtu do të jetë në gjendje të kthehet për të marrë pjesë në ngjarje sportive si ndeshjet e futbollit.

Mbyllja e dyqaneve tashmë është hequr më shumë se një javë më parë pasi u vendos një bllokim i ashpër më 18 dhjetor.

Presioni ndaj qeverisë për të hequr kufizimet ka qenë i madh.

Kishte protesta nga sipërmarrësit dhe sektori kulturor me kryebashkiakët e qyteteve, të cilët gjithashtu kërkuan t’i jepet fund masave pasi restorantet janë të hapura në Gjermaninë dhe Belgjikën fqinje.

Numri i infeksioneve të reja vazhdon të rritet me shpejtësi. Deri të hënën, në 24 h ishin regjistruar 65 000 të infektuar në Holandë./albora.ch/

Marketing