Dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi janë gjetur në një shtëpi bari. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët jetonin në shtëpië e barit dhe për të ‘humbur’ erën e kanabisi, përdornin parfum. Ata nxirrnin një freskues tekstili që e ngrohnin pranë aparatit për nxjerrjen e ajrit ku kishin vendosur dhe një parfum, në mënyrë që të kamuflonin erën.

Marketing

Në total, Guardia Civile ka sekuestruar 25,000 gram boçe marihuanë të thatë , si dhe sende të ndryshme të përdorura për zhvillimin dhe rritjen e bimëve, duke përfshirë katër kondicionerë, 101 çakëll elektrik, pesë nxehës, 28 ventilatorë, 72 llamba dhe mbajtëse llambash kultivimi dhe tetë soba me ngrohje.

Emrat e shqiptarëve nuk janë zbardhur ende, por mësohet se ata janë të dy nga 34 vjeç dhe akuzohen për veprat penale ‘pjesë e grupit kriminal’, ‘krim kundër shëndetit publik’ dhe vjedhje me energjinë elektrike./albora.ch/

Marketing